Bullgaria thirrje Rusisë: Ndalni fushatën e spiunimit

15:25 21/03/2021

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë të ndalë fushatës e spiunimit ndaj vendit të tij. Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunimi, që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në Ambasadën Ruse në Sofje.

Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse. “Mund të lind nevoja që prap të deklarojmë si të padëshiruar diplomatët rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunimin në Bullgari“, tha Borisov.

Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm“, shtoi ai.

Ambasada e Rusisë në Bullgari mohoi pretendimet e spiunimit. Zyrtarët rusë thanë se kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Rusia është partneri kryesor energjetik i vendit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë më 20 mars se qëndrojnë me Bullgarinë kundër veprimtarive “malinje” të Rusisë.

Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre“, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Twitter.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, përmes një deklarate dënoi “veprimet armiqësore” të Rusisë./REL









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *