Bullgaria voton sot për Parlamentin e ardhshëm

12:50 11/07/2021

Sondazhet nxjerrin një diferencë të ngushtë mes mes ish-Kryeministrit Borisov dhe politikanit Trifonov

Në Bullgari po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat në tre muaj pasi grupet politike nuk arritën të formonin qeveri pas zgjedhjeve të 4 Prillit. 23 parti dhe koalicione garojnë për 240 vendet në Parlament për një mandat 4-vjeçar.

Pretendentët kryesorë të zgjedhjeve janë koalicioni midis GERB-it dhe Unionit të Forcave Demokratike të krahut të djathtë, i udhëhequr nga Bojko Borisov, i cili tre herë ishte Kryeministër i vendit, dhe formacioni populist “Ka një popull të tillë” i kryesuar nga këngëtari i kthyer në politikan Slavi Trifonov.

Sondazhet e opinionit që u publikuan para zgjedhjeve nxjerrin një diferencë të ngushtë midis dy partive. Disa akuza të reja për keqpërdorim të fondeve qeveritare nga administratat e udhëhequra nga GERB, e kanë ulur mbështetjen për partinë.

Në sondazhe GERB del e dyta me 20 deri në 21 për qind të votave, ndërsa partia “Ka një popull të tillë” rezulton në krye me mbi 21 për qind.

Bullgaria është konsideruar si vendi më i varfër i unionit dhe shpesh paralajmërohet nga blloku për korrupsionin e përhapur, mungesën e transparencës dhe profesionalizmit të institucioneve shtetërore dhe joefikasitetin e gjyqësorit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *