Bullizmi në rrjetet sociale në rritje

bullizmi ne rrjetet sociale ne rritje

14:40 13/01/2024

Pulaha: Mos pranoni persona të panjohur në rrjetet tuaja sociale. Prindër mos hidhni foto dhe vendndodhje të fëmijëve

Bullizimi, apo ngacmimet në rrjetet sociale janë në rritje. Gjatë një dite pranë Linjës së Këshillimit për Fëmijë, “Alo 116” vinë rreth 150 telefonata, të cilat sipas punonjësit social Klaudio Pulaha një pjesë e madhe janë për bullzimin në shkollë, por dhe në rrjetet sociale. Gjatë periudhës 2009 në vitin 2023 janë rreth 6 mijë raste të trajtuara për bullizëm në shkollë dhe online.

“Sa i përket bullizmit online dhe offline mes adoleshentëve në shkollë, por jo vetëm janë të lidhur ngushtë. Nëse do t’i referohemi Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë ‘Alo 116’ prej vitit 2009 deri në vitin 2023 kemi të dhëna që e ngrejnë alarmin vit pas viti se si është trendi në rritje sa i përket bullizimit onlinë përmes internetit. Mund të themi që janë 2858 raste të raportuara pranë ‘Alo 116.”

Sipas punonjësit social Linja e Këshillimit për Fëmijë, ka mundësinë që të ndërhyjë për mbylljen e faqeve që hapen për të shantazhuar fëmijët.

“Alo 116 verifkion të gjithë kontentin dhe bën të mundur raportimin tek platforma e sigurt.al dhe më pas platforma e sigurt.al tek platforma ndërkombëtare me qëllim bërjen e mundur mbylljen dhe fshirjen e këtyre adresave dhe kontenteve. Mundet që pas këtyre adresave fallso mund të jenë bashkëmoshatarë të tyre, por mund të jenë edhe persona që kalojnë grupmoshën 50-60 vjeç që do të thotë që hapen adresa fallso dhe këto mund të quhen grabitqarët seksual në internet ku e ‘kapin’ prenë e tyre në internet dhe më pas vazhdojnë me abuzimet seksuale në jetën e përditshme me fëmijët, të rinjt, adoleshëntët.”

Trend është bërë patja e sa më shumë miqve virtual nëpër rrjete sociale, por ky është një rrezik i cili mund të sjellë pasoja të rënda, ndaj eksperti u bën apel që të bëjnë kujdes me personat që shtojnë në faqet e tyre.

“Ai trendi që të kemi sa më shumë friends-a apo like apo folloë në rrjetet sociale është një rrezik i hapur për çdo fëmijë të ri apo adoleshentë sepse nuk e din se kush i shikon të dhënat tona dhe në momentin që ne e shtojmë dikë në rrjetet sociale autiomatikisht i japim të drejtë që të shikojë foton dhe nga ana tjetër edhe ta shkarkojë atë foto dhe tek e fundit jemi të ekspozuart nga çdo modifikim i mundshëm që mund të bëhet dhe më pas shantazhime dhe kërcënime.”

Një apel eksperti e ka edhe për prindërit.

“Më pak postime të fotove personale si të fëmijëve, por edhe vetë prindërit kur postojnë foto të fëmijëve të tyre. Sa më pak postime sa i përket vendeve të identifikueshme qoftë adresa e shtëpisë apo ku e pin kafen në jetën e përditshme sepse mund të ketë persona që fshihen pas këtyre adresave që mund të jenë rrezik i mundshëm për të rinjt dhe fëmijët.”

Sipas eksperiti Klaudio Pulaha shërbimi psiko-social në shkolla duhet të fuqizohet dhe të jetë më i kujdeshëm për vlerësimin e rasteve të fëmijëve që shfaqin problematika të tilla.

Klan News


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts