Bullizmi një vepër penale, Franca do e dënojë deri në 10 vite burg

bullizmi nje veper penale franca do e denoje deri ne 10 vite burg
bullizmi nje veper penale franca do e denoje deri ne 10 vite burg

20:20 03/12/2021

Sipas statistikave 1 në 10 nxënës në Francë preket çdo vit nga bullizimi

Talljet, vënia në lojë me emra fyes, përhapja e thashethemeve me qëllim mospëlqimin nga të tjerët e deri tek goditjet fizike po ndikojnë gjithnjë e më tepër në zhvillimin e nxënësve në shkollat në Francë.

Deputetët francezë kanë miratuar një ligj të ri që do të kriminalizojë bullizmin në shkolla dhe do të sigurojë trajnime të mëtejshme për mësuesit. Krimi i ri i “bullizmit në shkolla” vlen për fëmijët dhe të rriturit në shkolla dhe universitete, që përfshin studentë ashtu edhe stafin.

Përveç dënimit me tre vite burg ,do të ketë edhe gjobë deri në 45.000 euro. Nëse një viktimë e bullizmit në shkollë  tenton ose kryen vetëvrasje dënimi mund të rritet deri në 10 vite dhe do të ketë një gjobë  prej 150.000 euro.

Ligji u mbështet nga ministri i Edukimit, Jean-Michel Blanquer. Blanquer tha se  ligji i dërgon një mesazh të fortë shoqërisë se “asnjëherë nuk duhet të pranojmë që jetët e fëmijëve të shkatërrohen”.

Kompanitë e mediave sociale po ashtu do të detyrohen të moderojnë përmbajtjet e tyre. Sipas statistikave pothuajse një në dhjetë nxënës në Francë preket rëndë nga bullizmi në shkollë çdo vit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts