Bundestagu voton për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë

14:54 28/04/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz është kritikuar ashpër për mungesën e tij në parlament

Pas javësh debati brenda politikës gjermane, Bundestagu ka votuar pro furnizimit me armë të rënda të Ukrainës. Votimi në Dhomën e Ulët të parlamentit, përfaqëson një ndryshim historik në politikën  gjermane pasi qeveria ndaloi për javë të tëra dërgimin e pajisjeve të rënda.

Përkrah izolimit të gjerë ekonomik dhe shkëputjes së Rusisë nga tregjet ndërkombëtare, mjeti më i rëndësishëm dhe efektiv për të ndaluar agresionin rus është intensifikimi dhe përshpejtimi i shpërndarjes së armëve efektive dhe sistemeve komplekse, duke përfshirë armët e rënda”, thuhej në peticion.

Peticioni u mbështet nga të tre partitë në koalicionin qeverisës si dhe nga konservatorët e opozitës, duke kaluar me 586 vota pro, 100 kundër dhe shtatë abstenime.

Disa ligjvënës gjermanë kritikuan ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz për mungesën e tij në Bundestag për të diskutuar për konfliktin në Ukrainë. Kancelari gjerman ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni. Gjermania gjithashtu do të vendosë më shumë ushtarë për të rritur praninë e NATO-s në Europën Lindore dhe për të inkurajuar ushtarët rusë që të lënë armët dhe të kërkojnë azil në Gjermani dhe BE.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.