Burg për dy burra homoseksualë, shpërthejnë protestat në Tunizi

09:21 17/12/2021

Avokatë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Tunizi po protestojnë ndaj një vendimi i cili ka dënuar dy burra me një vit burg për homoseksualitet.

Marrëdhënia mes dy njerëzve të të njëjtit seks, femra apo meshkuj, mbetet ende e ndëshkueshme në Tunizi. Dënimi shkon deri në tre vjet dhe ligji daton prej më shumë se 100 vjetësh.

Dy burrat e kanë çuar çështjen në një gjykatë të nivelit të lartë pasi vitin e shkuar, një gjykatë tjetër e refuzoi apelin e tyre. Avokatja e tyre shprehet se nëse kjo çështje rezulton e suksesshme, mund të krijojë precedentë ligjorë që do të zhbënin ligjin e dedikuar për aktet homoseksuale./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.