Burg për manjatin e mediave në Hong-Kong

22:42 16/04/2021

Jimmy Lai shpallet fajtor për organizim të paligjshëm të protestave pro demokracisë

Manjati i mediave pro demokracisë në Hong Kong, Jimmy Lai është dënuar me 14 muaj burg pasi u shpall fajtor për organizim të paligjshëm te protestave.

Lai ishte një nga disa aktivistë në gjykatë të cilët u akuzuan per demonstratat e mëdha në 2019.

Themeluesi i Apple Daily është një kritik i ashpër i Pekinit. Vendimi vjen ndërsa kontinenti po godet gjithnjë e më shumë të drejtat dhe liritë e Hong Kongut. Disa aktivistë të tjerë u dënuan për pjesëmarrje në dy demonstrata më 18 dhe 31 Gusht 2019.

Në fillim të kësaj jave, gazeta Apple Daily e Lai publikoi një letër të shkruar nga ai, dërguar nga burgu, e cila shkruante, “është përgjegjësia jonë si gazetarë të kërkojmë drejtësi. Për sa kohë që nuk jemi të verbër nga tundimet e padrejta, mos lejoni që e keqja të marrë rrugën e vetë”.

Kritiku i Pekinit po përballet me gjashtë akuza të tjera dy prej të cilave u vendosën nën ligjin e ri të Sigurisë Kombëtare të vendit, i cili mund të mbajë një burg maksimal.

Ligji i miratuar nga Kina vitin e kaluar, penalizon shkëputjen dhe përmbysjen. Më parë këtë muaj, Pekini rishikoi rregullat zgjedhore të territorit për të siguruar më shumë besnikëri.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *