Burg përjetë për policin që vrau Sarah Everard

13:28 30/09/2021

Burg përjetë ka dhënë këtë të enjte një gjykatë në Britaninë e Madhe, për oficerin e policisë që vrau Sarah Everard.

Wayne Couzens e rrëmbeu 33-vjeçaren teksa po kthehej nga shtëpia e një shoqeje në Clapham, më 3 Mars.

Sipas asaj që shkruan BBC, pasi dha dënimin për Couzens, gjykatësi tha se ky ishte një rast “dëshpërues, tragjik dhe brutal”. “Ke tradhtuar familjen tënde dhe nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë pendesë”, i tha ai Couzens.

NGJARJA: Sarah Everard u raportua e zhdukur nga i dashuri i saj më 4 Mars pasi nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk ishte takuar me të prej disa orësh. Ajo kishte shkuar për vizitë tek një shoqja e saj mbrëmjen e 3 Marsit dhe prej andej u largua për në shtëpi.

Por në banesë nuk mbërriti kurrë. Sarah kishte telefonuar për rreth 14 minuta të dashurin e saj, por ai nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.

Ajo u gjet e vdekur nga policia pas alarmit që kishte dhënë i dashuri i saj. Trupi i pajetë u konstatua në një zonë të pyllëzuar në Kent, e fshehur brenda një çante. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi identitetin e viktimës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *