“Burgjet janë të mbipopulluara”, Avokatja e Popullit Ballanca: Problem edhe infrastruktura. SPAK? Duhet inkurajuar

burgjet jane te mbipopulluara avokatja e popullit ballanca problem edhe infrastruktura spak duhet inkurajuar
burgjet jane te mbipopulluara avokatja e popullit ballanca problem edhe infrastruktura spak duhet inkurajuar

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin Kjo javë në News24 të moderatores Nisida Tufa, komentoi situatën e burgjeve në vendin tonë.

Ballanca theksoi se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluara.

“Sot në Shqipëri burgjet janë të mbipopulluara. Problem është edhe fakti që në vendin tonë ka burgje që kanë shumë kohë që janë ndërtuar ndoshta 40 ose 50 vite më parë dhe kushtet në to nuk janë aq të mira. Unë mendoj se edhe amnistia duhej, sepse së paku çliron disa hapësira në burgje, pasi janë mbushur kapacitetet. Kemi të mbipopulluara edhe paraburgimet, pasi jepet shpesh masa më e rëndë e sigurisë, ajo e arrestit me burg. Problem është edhe fakti që gjyqet zgjasin për shumë kohë”, tha Ballanca.

Duke folur për punën e SPAK, Ballanca theksoi se Struktura e Posaçme ka thyer mitin se në vendin tonë ka njerëz të pandëshkueshëm. Ajo tha se prokurorët e SPAK duhen inkurajuar në punën e tyre, sepse puna që ata bëjnë ka edhe kosto personale.

“Avokati i Popullit po heton për gazetarin Elton Qyno. Gazetari nuk kishte avokat, edhe pse ai nuk ishte i pandehur. Ne vlerësojmë se çdo palë që paraqitet në SPAK mund të ketë avokat”, u shpreh Ballanca.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts