Burgoset ish-presidenti i Mauritanisë nën akuzat për korrupsion

Autoritetet e Mauritanisë kanë burgosur ish-presidentin Mohamed Ould Abdel Aziz lidhur me akuzat për korrupsion.

“Ould Abdel Aziz është mbajtur në burg”, tha avokati i tij mbrojtës Mohamed Ould Eshdou, pa dhënë detaje të tjera.

Në muajin mars, Ould Abdel Aziz dhe 12 ndihmës të tij u hetuan nga autoritetet gjyqësore për akuzat në lidhje me pastrimin e parave dhe sigurimin e privilegjeve të dyshimta në marrëveshjet qeveritare.

Më 4 prill, autoritetet gjyqësore ngrinë pasuritë e Ould Abdel Aziz dhe ish-ndihmësve të tij dhe vendosën ish-presidentin në arrest shtëpiak.

Ould Abdel Aziz erdhi në pushtet në vitin 2008 pas një grusht shteti ushtarak dhe ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate deri në vitin 2019.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *