“Burgu më shtyhu më shumë drejt politikës”, rrëfimi i ish-deputetit Sali Shehu: Më mbajtën 13 muaj në burg me një fotografi ku s’isha unë

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Sali Shehu.

Për vite me radhë Sali Shehu ka patur poste të rëndësishme drejtuese në Policinë e Shtetit dhe teksa në studio u pyet për momentin më të vështirë të karrierës së tij ai veçoi 2 prillin, teksa shtoi se në çdo lloj detyre “arma më e fortë” që duhet të ketë gjithsecili është “komunikimi me njerëzit”.

Ish-deputeti Sali Shehu rrëfeu në program edhe momentin kur ai u burgos për 13 muaj. Ai tregoi se u shpall si një person në kërkim një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, me të cilin Shehu tregoi se ka patur një marrëdhënie miqësie të ngushtë dhe që sigurisht ka qenë prezent edhe në ceremoninë e varrimit të tij.
Në lidhje me arsyen e arrestimit, kreu i FRD-së tha se e etiketuan si një njeri që ka qenë “me armë në protestën që u organizua për të rrëzuar qeverinë, në Kryengritjen e Armatosur”.

Sali Shehu tregoi se prova e vetme që i dhanë gjatë seancave gjyqësore ishte një fotografi ku pretendonin se ishte ish-deputeti, por në të vërtetë sipas tij ai nuk kishte asnjë lidhje me personat që shiheshin me armë në duar.

“Burgu më shtyhu më shumë drejt politikës”, tha ai teksa tregoi se në tetor të ‘99 u lirua nga burgu, por vetëm kur regjistrua si kandidat për PD-në në vitin 2001 u lirua nga arresti shtëpiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.