“Burgu si lavatriçe e jakave të bardha”, analiza e deputetit të PD: Reforma në drejtësi po përdoret nga Rama për të larë korrupsionin

burgu si lavatrice e jakave te bardha analiza e deputetit te pd reforma ne drejtesi po perdoret nga rama per te lare korrupsionin
burgu si lavatrice e jakave te bardha analiza e deputetit te pd reforma ne drejtesi po perdoret nga rama per te lare korrupsionin

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një analizë të situatës së arrestimeve të zyrtarëve të lartë në vend.

Bylykbashi u shpreh se sjellja kriminale ka marrë statusin e qytetarisë aq shumë sa “rëndom dëgjon njerëz, kryesisht të rinj, që thonë: “I bëj me qef dy vjet burg për një apo dy milion euro.”

Ai shtoi më tej se rreziku i kësaj atmosfere është se “reforma në drejtësi po përdoret nga Rama dhe jakat e tij të bardha të bëra zhul, si lavatriçe për të larë korrupsionin”.

Analiza e plotë:

Kaq shumë ka marrë statusin e qytetarisë sjellja kriminale saqë rëndom dëgjon njerëz, kryesisht të rinj, që thonë: “I bëj me qef dy vjet burg për një apo dy milion euro.”

Dikur këtë e ndeshje më shumë tek ata me prirje për trafiqe kriminale. Sot, këtë mendësi e ndesh tek persona që trafiqe nuk do guxonin kurrë të bënin, por aspirojnë për karrierë në shtet e, pse jo edhe në politikë.

“Filani e ka bërë një metër kub me Euro.” – më tha dikush kohë më parë për një zyrtar. Qesha hidhur sepse më la pa fjalë njësia matëse e korrupsionit. Jo më vlerë nominale kartmonedhash, por volum. Nga metri kub më vonë flitej si filan ministër apo drejtor i madh ka dhomë me Euro.

Këto më erdhën në mendje ndërsa lexoja sesi u hap dera e burgut dhe doli Tahiri e hyri Dako. Burgu qenka si tretësirë e mbingopur kripe që nuk mban dot më shumë. Kur i shton një lugë kripë, po aq depozitohet në fund se nuk mban më.

Por nëse i kthehem edhe një herë gatishmërisë për të bërë burg (boll që të shpëtosh milionshin apo metrin kub të Eurove për pasi të dalësh nga burgu), rreziku është që reforma në drejtësi po përdoret nga Rama dhe jakat e tij të bardha të bëra zhul, si lavatriçe për të larë korrupsionin.

Bëj 6 muaj a 1 vit burg, dhe më pas gëzo metrin kub që ke ruajtuar. Më pas nuk ka rëndësi të veshësh jakë të bardhë zyrtari. Edhe me një T-shirt të thjeshtë me ngjyrë kakì si të Zelenskit nëpër Bllok dhe je cool.

Me atë rast, Rama e përdor drejtësinë si lavatriçen e lekeve të tij të pista. I hedh ministrat e kryebashkiakët e korrupsionit të tij për t’i larë si këmisha që u janë bërë pis jakat dhe vesh një tjetër.
Më pas fillon ofensivën e sharmit me ambasadorë e kryeministra që u mbush mendjen se fajin e ka pluhuri në ajër, këmisha që bëhet pis, apo çdo gjë tjetër, por jo ai që zhgërryhet në korrupsion Dhe ata brohorasin se sa e me sukses u riparua lavatriçja e drejtësisë me asistencën e tyre.

Mjafton që Ai të ketë kujdes që të mos e mbajë gjatë një këmishë jakëbardhë të bërë pis e ta fusë në lavatriçen që quhet burg për ca kohë. Propozon diçka për Kosovën a një “shpëtim” tjetër gjeopolitik ballkanik për të ndërruar temë dhe merr një bravo ambasadorësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts