“Burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”/ Rama i përgjigjet Metës nga Selenica: Damiani e ftoi të inspektonim punimet, por ai del natën. Komunikon me…



Pak orë pasi presidenti Meta i kërkoi të mos provokonte Vlorën dhe foli për “burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Selenica, ku inspektoi punimet për rrugën.

Kryeministri i referohet kreut të shtetit si kandidati i sapozyrtarizuar i LSI-së, për të cilin thotë se del natën ku takon subjekte të Vetingut dhe OFL-së.

Për ata që nuk e dinë historinë e kësaj vepre, kandidati në fjalë është Ilir Meta. Kandidati i sapozyrtarizuar i LSI në qarkun e Vlorës. Damiani e ka ftuar meqë erdhëm edhe ne për të inspektuar punimet, por ai nuk del ditën, ai shfrytëzon muzgun dhe natën. Sepse subjektet me të cilat ai komunikon, ditën e kanë pak të vështirë. Kur bën shpërndarjen e teneqeve duke e shpërdoruar deri në fund atë institucion që praktikisht Shqipëria e ka humbur ketë periudhë. Janë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që janë pastruar nga Vetingu dhe që janë bashkuar me të për revanshin e madh referendar të 25 prillit, ku ëndërrojnë të marrin në dorë drejtësinë, janë subjekte të OFL-së natyrisht, dhe pastaj kuptohet është koha e zijafeteve me Leskos”, tha Rama.

Duke iu referuar rrugës Peshkëpi-Selenicë, kreu i qeverisë tha se vepra u bllokua nga presidenti, që e shfrytëzoi momentin për të përçarë zonën.

“Historia është që kjo vepër u bllokua, pasi financohet përmes një kredie të butë që e kemi siguruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe duhej një aprovim formal nga zyra e presidenit. E shfrytëzoi si një moment duke menduar se do përçante zonën, duke u thënë se po u merr rrugën Edi Rama dhe ne u detyruam të ndryshojmë taktik, ia kaluam topin qeverisë, dhe ia hoqëm të ashtuquajturën plotfuqishmëri që ai e shfrytëzon kundër interesave të publikut dhe vetëm për fushatën e Monikës, dhe sot faktikisht kjo rrugë financohet nga fondi shqiptar i zhvillimit”, tha Rama.

Deklarata e presidentit Meta 

Nga Fieri presidenti foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, ndërsa përmendi “burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”, të cilët sipas kreut të shtetit korruptohen nga Edi Rama.

“Të mos provokojnë Vlorën, se Vlora ka plot mundësi dhe hapësira për të edhe ne te ardhmen pas 25 prillit, edhe ai është një spital psikiatrik që e kam pare nga jashtë edhe është në gjendje shumë të mirë e besoj ka personel të dobishëm e shërbimet do i ketë të gjitha atje, ta ketë të qartë se është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, por edhe ata nga halli e pamundësitë bëjnë diçka që kurrë s’do donin ta bënin në jetën e tyre”, tha kreu i shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *