Burra që vrasin gratë, gazetarja: Koha i harron, por Suelat nuk ndryshojnë, vriten njësoj!

burra qe vrasin grate gazetarja koha i harron por suelat nuk ndryshojne vriten njesoj
burra qe vrasin grate gazetarja koha i harron por suelat nuk ndryshojne vriten njesoj

I trishtë ishte fati i një gruaje shqiptare, e cila u vra barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, gazetarja Ani Jaupaj risjell historitë me të njëjtin fund, dy Suela që u vranë nga partnerët e tyre. Bëhet fjalë për Suela Saliajn dhe Suela Sulën, e cila u vra pak vite më parë në Shkodër nga burri i saj.

“Duke kërkuar në google një fotografi të Suela Saliaj, gruas së vrarë nga ish bashkëshorti dy ditë më parë në SHBA, shoh që imazhi nuk përkonte me atë që kisha parë. Kisha shkruar emrin gabim. Mirëpo, rezultati ishte i njëjtë. Edhe emri që kisha shkruar, Suela Sula, kishte vdekur njësoj si viktima tjetër, e vrarë nga burri, pak vite më parë.

“Gati dy vjet pas vrasjes së 45-vjeçares së Suela Sula, policia ka vënë në pranga autorin e vërtetë të vrasjes, i cili e mbyti atë me urdhër të bashkëshortit. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, pasi nga analiza e ADN, u vërtetua se është ai personi që ka shtrënguar me duar deri në vdekje Suelën.”-shkruante njoftimi i ngjarjes së asaj kohe. Sigurisht që për të shkuar pas lajmit të ri, sot nuk kujtohet më askush për Suela Sulën e sa e sa gra të tjera, fati i të cilave përsëritet, harrohet, dhe kujtohet vetëm prej një gabimi në google.”, shkruan Jaupaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts