“Burrat bëhen në beteja”/ Nga urimi i Ramës te mesazhi i Braçes, ja postimet e socialistëve për 70-vjetorin e Gramoz Ruçit









Gramoz Ruçi, një nga veteranët e Partisë Socialiste, i cili vetëm pak kohë më parë vendosi të tërhiqej nga jeta politike në vend, festoi ditën e sotme larg vëmnedjes mediatike 70-vjetorin e lindjes.

Gramoz_Ruci-doreheqja-PS-largimi-politika-Rama-perqafimi-PS-kryeministri-Kongresi-PS (4)
Të shumtë kanë qenë kolegët socialistë të cilët i kushtuan atij disa fjalë në rrjete sociale në këtë përvjetor të veçantë.

Kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, deputeti Erion Braçe, si dhe ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, uruan me foto dhe me emoji me lule atë që ata e konsiderojnë njeriun e betejave të familjes së tyre politike.

Postimet në rrjete sociale

Rama: Edhe 100

edi rama ruci

Veliaj: Gëzuar 70-vjetorin Gramoz Ruçi – Burri i urtë i Partisë Socialiste!

erion veliaj

Erion Braçe: GRAMOZ RUCI 70! Burrat nuk i ben mosha; BURRAT BEHEN NE BETEJA! Prej betejave, burrat i ben nderi, dinjiteti, njohja, analiza, pergjegjesia, kurajoja, pasioni, respekti-per shoket ne krah apo kundershtaret perballe, ne beteje! Gramoz Ruci vitet i ka beteja! Gezuar diten e lindjes; Jete, shendet e force!

erion brace ruci

Elisa Spiropali: 100 Gramoz Ruçi!

spiropali ruci

Gjithmonë vetja dhe gjithnjë i vërtetë, për famijen tonë socialiste do të jesh përherë një pikë referimi.

Taulant Balla: GËZUAR DITËLINDJEN GRAMOZ RUÇI!

balla

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *