Burri “burgosi” bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, zbulohen detajet rreth ngjarjes dhe analiza e mjekes psikiatre: Gruaja dëshmoi se…

Ditën e djeshme një tjetër i ri është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se kishte mbyllur në banesë bashkëshorten, teksa e dhunonte vazhdimisht, dhe e monitoronte atë me kamera sigurie në mënyrë që të mos largohej.

Në pranga është vënë 34-vjeçari Asqeri Mandri, banues në Kodër Institut, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi në Gjermani.

I ftuar në studion e News24 gazetari Igli Çelmeta u shpreh se besohet se Mandri kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi, dhe kjo është pikërisht edhe koha kur ai ka vendosur kamerat në banesë.

Ai zbuloi se gruaja kishte 2 javë që nuk shkonte në punë pasi bashkëshortja ia kishte ndaluar për shkak të motiveve të xhelozisë.

“34-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ndërsa besohet se gjatë kësaj kohe ka instaluar edhe kamerat në shtëpi. Gruaja kishte 2 javë që nuk shkonte në punë pasi ia kishte ndaluar bashkëshorti. Ajo tani ndodhet me 4 vajzat e mitura në banesë. Mund të ketë pasur një konflikt edhe mes gruas dhe vjehrrës së saj”, tha ai mes të tjerash.

Shefja e seksionit kundër dhunës Klodiana Allmuça nga ana tjetër është shprehur se ka qenë bashkëshortja që mbahej e monitoruar e cila ka lajmëruar policinë.

Sipas gruas motivi i vetëm i 34-vjeçarit për veprimet e tij ka qenë xhelozia, ndërsa për vendosjen e kamerave është justifikuar duke thënë se në zonën ku ndodhej shtëpia e tyre kishte shumë vjedhje banesash.

“Gruaja ka kontaktuar policinë e shtetit dhe një patrullë ka shkuar menjëherë në banesën e saj. Ajo është e martuar prej 12 vitesh. Burri ishte kthyer nga Gjermania në muajin janar të këtij viti. Sipas saj motivi i vetëm ka qenë xhelozia. Për kamerat është justifikuar duke thënë se në zonën ku ndodheshin kryhen shumë vjedhje”, u shpreh ai.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli është shprehur nga ana tjetër se autori mund të jetë ndikuar edhe nga rrethanat me të cilat është përballur gjatë jetës së tij në Gjermani si emigrant.

Ajo zbuloi se ai është po ashtu në moshën ku “shfaqet edhe piku i xhelozisë”, ku personat trajtojnë partnerët e tyre si objekte apo prona, duke shkuar edhe në raste ekstreme.

“Jemi në një rast ku personi në fjalë ka shkuar për të punuar jashtë dhe i ka munguar familjes së tij. Jashtë jeta nuk është shumë e tjeshtë dhe ai mund të jetë përballur me problematika të tjera, që mund të shndërrohen në mendime të tilla. Në moshën e tij shfaqet edhe piku i xhelozisë, pra 34-vjeç. Këta persona zhvillojnë një marrëdhënie patologjike duke e trajtuar personin tjetër si një objekt apo pronë, duke shkuar edhe në raste ekstreme”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts