Burri futet për të vjedhur në shtëpinë e të moshuarës në Britani, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (VIDEO)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një shtëpie private në Devon të Britanisë së Madhe, kanë fiksuar momentin, kur një person, futet për të grabitur në shtëpinë e një 87-vjeçareje.

Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari Dean Lennox, u fut për të vjedhur në shtëpinë e të moshuarës. Ai mori nga shtëpia e të moshuarës një unazë, rreth 100 euro dhe portofolin e bashkëshortit të gruas, i cili kishte ndërruar jetë disa kohë më parë.

Mediat shkruajnë se burri do të kishte grabitur të tjera orendi, nëse alarmi i shtëpisë nuk do të aktivizohej.

Raportohet se 40-vjeçari është arrestuar nga policia dhe i është marrë mbrapsht, çdo gjë që kishte vjedhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *