Burri zbulon se djalin e ka xhaxha: E dashura kishte marrëdhënie me gjyshin tim

11:26 20/06/2021

Shokuese, e komplikuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Kështu mund të quhet familja e një personi, i cili në rrjetet sociale ka ndarë historinë e vërtetë të jetës së tij. Ai ka zbuluar se djalin e ka në fakt xhaxha. Në TikTok, një përdorues, i cili mbante emrin Stacks1400 ka thënë se e dashura, nëna e djalit të tij, kishte patur një marrëdhënie me gjyshin ndërkohë që po jetonin me të.

“Zbulova se djali im në të vërtetë është xhaxhai im”, tha ai në një video në TikTok. Lajmi është raportuar në median britanike The Mirror, ku është shtuar më tej reagimi i këtij personi.

[embedded content]

“Nuk mund të besoj se çfarë prisja nga një njeri i cili kishte një familje tjetër përveç tonës”, ka thënë ai, duke shtuar se gjyshi kishte një histori të gjatë pabesie dhe jo ndershmërie në familje.

Kanë qenë të shumtë ata persona që i kanë shprehur keqardhjen këtij personi. Ky i fundit ka sqaruar se si e zbuloi të gjithë të vërtetën. Ai pretendon se e ka marrë telefonin e të dashurës teksa kjo bënte dush dhe ka zbuluar mesazhe e foto të ndryshme.

Ai premton se do ta trajtojë djalin si të tijin dhe se nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhënien mes të dyve pavarësisht tradhtisë nga e dashura dhe nga gjyshi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *