Bursa e Stambollit hapet për transaksione të lira

bursa e stambollit hapet per transaksione te lira
bursa e stambollit hapet per transaksione te lira

20:17 21/12/2021

Urdhri i ri i Bankës Qendrore turke parashikon edhe planifikim të valutës për të mbrojtur Lirën

Banka Qendrore turke urdhëron Bursën e Stambollit që të hapet për transaksione të lira për të ndihmuar eksportuesit. Në urdhrin e ri, si masë për të reduktuar uljet nga kursi thuhet se të gjitha kompanitë prodhuese që tregtojnë jashtë vendit mund të hyjnë në bursë dhe pagesën mund ta marrin edhe pas një periudhe të caktuar. Pavarësisht luhatjeve të kursit, pagesat do të kthehen në Lira me vlerën e saj në momentin kur kompania ka hyrë në bursë.

Institucioni qendror financiar ka publikuar edhe planin e ri për planifikimin e valutës. Sipas urdhrit të ri, kompanitë prodhuese që eksportojnë dhe përdorin valutë të huaj, duhet të njoftojnë Bankën Qendrore për transaksionin që do të kryejnë dhe në këtë mënyrë institucioni financiar të pozicionohet dhe të reagojë përballë ndryshimeve të kursit të lëmbimit.

Këto masa të Bankës Qendrore vijnë pas rregullave të reja që bëri publike Presidenti Erdogan pas mbledhjes së qeverisë. Deklarimet e Presidentit turk menjëherë u reflektuan në kurs dhe monedha vendase fitoi disa pikë përballë valutave të huaja por megjithatë mbetet në nivele të ulëta historike.  Një prej masave që bëri të ditura Erdogan ishte edhe futja në sistemin financiar e 5 mijë ton flori që sipas tij pronarët e kopanive të mëdha e mbajnë të fshehur poshtë jastëkut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts