Bushati: Të rinjtë duhet të gjejnë ‘Kostandin Karamalisin’ e Shqipërisë, ata duhet të bëhen agjentët e vërtet të ndryshimit



Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një komunikim online nëpërmjet rrjeteve sociale, ndau një bashkëbisedim me të rinjtë.

bushati11

Bushati iu përgjigj pyetjes për e një nga ndjekësve lidhur me trenin e famshëm, se mos kemi humbur ndonjë tren gjatë këtyre viteve?

Ai u shpreh se duhet të jetë një synim për të rinjtë që të jenë më kërkues ndaj politikës dhe se Shqipëria bëhet vetëm nëse tregojnë përkatësinë në reforma dhe se vetëm ata mund të bëjnë jesë e anëtarësimit në BE duke mos braktisur Shqipërinë .

“Unë kam një eksperiencë goxha në procesin e integrimit Europian dhe kam pas mundësi ta ushtroj këtë eksperiencë nga kënde të ndryshme qoftë si nënpunës civil, si shkollar, si ministër i Jashtëm, si kryetari i Komisionit të Integrimit Europian si zë dhe përfaqësues në shoqërinë civile dhe dua të them që treni të cilën ne nuk nuk e kemi humbur por jemi vonuar për shumë e shumë stacione dhe këtë e them me vërtetësi maksimale dhe me bindje të plotë është treni në anëtarësimin e Shqipërisë në familje Europiane.

Dua t’iu them që të rinjt, mund dhe duhet të jenë agjentët e vërtetë të ndryshimit për këtë proces për mua shifrat e braktisjes së vendit nga ana e të rinjve, ku 80 përqind e atyre që braktisin vendin  për arsye nga më të ndryshmet janë të rinjtë janë vërtetë shqetësuese dhe në një mënyrë a një tjerët janë të papajtueshme me procesin e anëtarësimit të vendit BE.

Sepse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të thotë më shumë standarte, më shumë mirëqenie, më shumë rregulla loje, më shumë barazi, më shumë drejtësi, më shumë konkurrencë dhe kjo është arsyeja që juve ftoj që të jeni protagonistët e vërtet të ndryshimit. Ne na duhet, pra të gjithëve së bashku që të demonstrojmë pronësi në procesin e reformave.

Shqipërinë nuk e bëjnë dot, miqtë e huaj , ndërkombëtar, sado që ato ta duan Shqipërinë, në rast se ne nuk japim kontributin që duhet të japim. Europa duhet të jetë horizonti jonë, pra nuk mund të keni ne asnjë dilemë për përkatësinë tonë politike, s’duhet të kemi asnjë lloj tundimi as të imitojmë ndonjë vend tjetër në rajon për t’i shkelur syrin ndonjë vendi në lindje të largët.

Të rinjtë duhet të gjejnë Konstandin Karamalisin e Shqipërisë, ai ishte një nga personalitete e politikës greke që një ditë të bukur vendosi objektiv vetes që të fuste Greqinë në BE. Paragjykimet që kishte Bashkimi Evropian për Greqinë mund të ishin më të mëdha sesa paragjykimet që mund të ketë për Shqipërinë”– u shpreh Bushati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *