Bushi-Lala, mes kujtimesh e batutave në “Qatar N’24”. Ish-sulmuesi: Hante hurma për fat para ndeshjes! Ish-kapiteni kuqezi: Nuk besoja se bëhej trajner









Panoramasport.al/ Altin Lala dhe Alban Bushi kanë qenë të ftuarit e sotëm në studion e “Qatar N’24” në “News 24”. Për herë të parë në një studio së bashku, ata nuk i kanë rezistuar tundimit që përveç Botërorit të tregonin disa nga historitë e viteve kur luanin përkrah njëri-tjetrit.

bandicam 2022-11-25 22-44-03-191

“Kështu ishte i imët e nuk ta mbushte mendjen kur e shihje, por ka qenë shembull sa i përket luftës. Pastaj u bë biznesmen dhe aty nuk e kuptova”, ishte fillimisht batuta e Bushit, teksa Lala iu kundërpërgjigj duke kujtuar mënyrën se si ish-sulmuesi kërkonte me çdo kusht pasime në ndeshje ndërsa nuk pasonte vetë.

Më pas ishte radha e Bushti të kujtonte historitë se si në dhomë bashkë para ndeshjes me Kazakistanin, Lala për t’i sjellë fat hante hurma që i kishte sjellë nga Shqipëria me vete, në një shkëmbim batutash shumë të veçantë mes dy ish-lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *