Buxheti për infrastrukturë, Biden negociata në Kongres

19:34 02/10/2021

Presidenti po synon të sheshojë mosmarrëveshjet brenda demokratëve

Presidenti Amerikan, Joe Biden, këmbëngul se fatura prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën do të miratohet përfundimisht nga Kongresi, megjithë kundërshtitë brenda partisë së tij.

“Nuk ka rëndësi nëse është brenda gjashtë minutash, gjashtë ditësh ose gjashtë javësh, ne do ta bëjmë atë,” tha ai pas një vizite të papritur në Kongres gjatë së premtes.  

Disa demokratë refuzojnë të mbështesin planin e tij, derisa të votohet një projekt-ligj i veçantë prej 3.5 trilionë dollarësh për mirëqenien dhe ndryshimin e klimës.

Megjithatë Presidenti Biden zhvilloi një takim privat me ta, takim i cili ishte pjesërisht udhëzues, e pjesërisht për të rritur moralit mes grupit të ligjvënësve të përçarë.

Ai u tha atyre se donte që të dy projektligjet të miratoheshin pavarësisht se sa kohë do të marrë një gjë e tillë. Sipas disa ligjvënësve demokratë ai kishte diskutuar një variant kompromisi prej 1.9 deri në 2 trilion dollarësh.

Votimi i së enjtes mbi projekt-ligjin e infrastrukturës u shty dhe nuk është ende e qartë kur do të bëhet votimi i radhës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *