Buxheti për vitin 2022 për arsimin e lartë, hapja e doktoraturave si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor ishin fokusi i një takimi mes rektorëve dhe kryeministrit Rama në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të Politikave të Arsimit të Lartë me rektorët ishte e ftuar dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Sipas njoftimit për mediat e shpërndarë nga kryeminsitria, në këtë mbledhje u diskutua dhe ecuria e ndërkombëtarizimit të universitetit.
Në kuadër të këtij procesi, së fundmi janë nënshkruar rreth 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi ndërkohë që në proces janë dhe 30 të tjera me universitete prestigjoze ndërkombëtare.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al