“Buzëqesh” Tirana, bardhebluve pritet tu bashkohen dhe dy lojtarët e rikuperuar nga dëmtimi










Nga dita në ditë, për trajnerin Orges Shehi vijnë lajme të mira edhe nga infermieria. Teksa Filip Najdovski ka vuajtur disa shqetësime duke mos qenë në 100% të formës dhe gatishmërisë së tij, së fundmi, në testin me Maliqin, edhe Grent Halili pësoi një tërheqje.

tirana

Sulmuesi shënoi golin e parë, duke devijuar sferën drejt rrjetës dhe pas disa minutash, u vendos nga stafi që të dilte nga fusha, për të mos rrezikuar dëmtim edhe më të rëndë, ndërsa një shqetësim muskulor ia pamundësonte vazhdimësinë. Mirëpo, duket se si për mbrojtësin, edhe sulmuesin shqetësimet po hidhen pas krahëve.

Kjo është vënë re, teksa lojtarët krahas nxehmjes individuale, kanë dhënë sinjale aktivizimi edhe me grupin në disa prej lojërave dhe ushtrimeve të ndryshme që ka aplikuar Shehi në seancën e djeshme. Në ndeshjen që zhvillohet në fund të stërvitjes, ku ekipi luan në gjysmë fushe, të dy futbollistët janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Shehi dhe stafit të tij, duke rifituar gradualisht formën e tyre dhe duke qenë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, për të marrë ngarkesa të kontrolluara deri në rikuperimin e plotë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *