Buzëqeshin te Interi, trajneri i Belgjikës zbulon vendimin e fundit për Lukakun

SHPËRNDAJE

Të shtunën, në Grupin E, sfida e rivalëve për vendin e parë, Republikë Çeke–Belgjikë u mbyll pa fitues, 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, për vendësit realizoi Provod, ndërsa për belgët barazoi Lukaku. Sidoqoftë, për trajnerin Roberto Marinez ka ardhur koha të bëjë disa ndryshime në formacion, çka tingëllojnë si lajme të mira edhe për Interin.

Romelu+Lukaku+Harry+Maguire+Belgium+vs+England+KqsAGISgYaRl

Tekniku i Belgjikës, në fakt, ka vendosur të heqë dorë për takimin e nesërm kundër Bjellorusisë nga disa prej yjeve të ekipit të tij. Në konferencë për shtyp, ai ka konfirmuar qëllimin për rotacion të ndjeshëm, teksa ka deklaruar: “De Bryjne dhe Lukaku nuk do të luajnë për nëntëdhjetë minuta, kjo është e sigurt. Kur ka kaq shumë gara nuk dëshiron të humbasësh kohë, ne kemi pasur shumë përgjigje dhe kur je në ekipin kombëtar është e rëndësishme të tregosh çfarë mund të bësh e ky shans i duhet dhënë gjithkujt.

Për mua është e rëndësishme që djemtë të stërviten mirë dhe të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë sa herë u jepet mundësia. Pas seancës së nesërme (sotme) do të kuptojmë nëse skuadra do të jetë në gjendje të mirë dhe nëse mund të përdorim lojtarë si Karrasko apo Mertens që të shtunën patën probleme fizike”. Nëse fjalët e belgut konfirmohen, Antonio Konte do të ishte më i qetë pasi në sfidën e së shtunës kundër Bolonjës kërkon të ketë sa më në formën sulmuesin e tij kryesor i cili së bashku me Lautaro Martinezin formojnë dyshen ofensive më produktive të Serisë A.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *