Bypassi i rrugës së Arbrit përfshihet nga reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të aksit

bypassi i rruges se arbrit perfshihet nga reshjet e bores probleme me qarkullimin ne nje pjese te aksit
bypassi i rruges se arbrit perfshihet nga reshjet e bores probleme me qarkullimin ne nje pjese te aksit

Mbrëmjen e kësaj të diele janë rikthyer reshjet e borës në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.

Reshje me intensitet ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Prej pak minutash reshjet janë intensive ndërsa vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve tek baypass-i i Murrizit , pjese e rrugës se Arbrit.

Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por as atje momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts