Çadra s’e lë ‘rehat’ kryeministrin Johnson, Princi Charles “shkrihet gazit”, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Princi Charles, duket se është argëtuar së tepërmi në “betejën” që kryeministri britanik Boris Johnson kishte me çadrën e tij.

Johnson është kapur në një “luftë të ashpër” me çadrën në një ditë me shi dhe erëra të fuqishme, ku i pranishëm me të ishte dhe Princi Charles.

Në pamje shihet Princi i Uellsit duke mos mbajtur dot të qeshurat, ndërsa shikonte kryeministrin teksa ballafaqohej me çadrën. Kjo ngjarje, i ka kujtuar përdoruesve edhe incidentin që kryeministri kishte një vit më parë, ku përsëri, çadra i doli jashtë funksionit gjatë një interviste për mediat.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videot e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *