Caktimi i Zonave Detare në Hagë/ Rama dhe Mitsotakis ranë dakord të përshpejtojnë negociatat. Kryeministri i Shqipërisë e falënderoi për…






Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis ranë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. 

zonat detare

Çështja u diskutua midis dy liderëve përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Sipas medias helene “Kathemerini” Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Burime qeveritare thanë për median greke se Rama falënderoi kryeministrin për dhënien falas të 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

“Mitsotakis vuri gjithashtu në dukje interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën kombëtare greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra për mediat e kreut të qeverisë greke.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *