Caktohet data dhe ora, ja kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste









Më 6 prill në orën 17:00 do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Po ashtu një detaje tjetër që mësohet është se mbledhja do të zhvillohet online.

asambleja e ps

Në rendin e ditës do të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.

“Ditën e mërkurë, datë 06.04.2022, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.
Të nderuar anëtarë të AK!
Ju njoftojmë se ditën e mërkurë (06.04.2022), ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e AK. Bashkëngjitur do të gjeni edhe Rendin e Ditës”, thuhet në njoftimin e Gjiknurit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.