Cameron zhvillon në Ukrainë vizitën e parë zyrtare si Sekretar i Jashtëm i Britanisë

09:41 16/11/2023

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Ukrainë, ku ka takuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Gjatë vizitës së tij, Cameron përsëriti angazhimin e Britanisë ndaj Ukrainës teksa premtoi se do të vazhdojë mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike e mbi të gjitha ushtarake.

Nga ana tjetër, Zelenksy falënderoi Cameron për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar. Ne jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të qytetarëve ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Dhe ne jemi të lumtur që keni ardhur në Ukrainë,” tha ai.

Zelensky uroi Cameron për emërimin e tij dhe e falenderoi se zgjodhi pikërisht Kievin për vizitën e tij të parë në marrjen e detyrës të re si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts