Canarie, shpërthen vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma, mijëra të evakuar

Një vullkan shpërtheu dje në ishullin spanjoll të La Palmas, shoqëruar me dëme të mëdha në El Paso, në jug të ishullit, duke detyruar të paktën 5 000 njerëz të largohen nga zona si edhe duke shkaktuar dëmtimin e qindra shtëpive.

”Garda Civile ka evakuuar të paktën 5 000 njerëz të prekur nga shpërthimi”, raportoi ”El Pais”.

”Midis njerëzve të evakuuar deri më tani nga zonat përreth janë edhe 500 turistë”, raportoi stacioni televiziv ”Canaris7”.

Zjarrfikësit po luftonin zjarret e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa një re e madhe hiri ishte e dukshme në ishull.

Ishull La Palma ka 83 000 banorë.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez anuloi një udhëtim të planifikuar në SHBA dhe mbërriti në La Palma dje në mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *