Cara kërkon ndjesë për gabimet para portës: Po luajmë mirë, duket se kemi ngërç psikologjik








Tedi Cara, sulmuesi i talentuar i Partizanit, kishte shumë mundësi për të shënuar në sfidën kundër Dinamos, por portieri Harizaj dhe shënjestra e gabuar i mohuan golin sulmuesit 21-vjeçar. Pas ndeshjes derbi, Cara është shprehur se “demat” meritonin plotësisht tri pikët në derbi. Gjithashtu, sulmuesi gjeti mundësinë për t’i kërkuar falje shokëve të ekipit për rastet që humbi.

tedi cara

Tedi, pas katër javësh Partizani nuk po arrin të fitojë, madje as në derbin kundër Dinamos, ku krijuat shumë raste. Si e patë ju derbin?
E filluam mirë ndeshjen kundër Dinamos, i dominuam për 90 minuta. Ishte një gabim që na kushtoi shumë dhe na duheshin dy gola më pas për të arritur te fitorja. Humbëm shumë raste para porte dhe personalisht ndihem shumë keq për mundësitë që nuk i shfrytëzova. U munduam shumë dhe i kërkoj falje ekipit, pasi meritonim të fitonim. Për mendimin tim, humbëm dy pikë në derbin kundër Dinamos, pasi e meritonim fitoren.

Mund të themi se sulmuesit e Partizanit kanë një ngërç para porte?
Me çfarë po shfaqim në lojë duket se kemi një ngërç psikologjik para porte, nuk po lirohemi, nuk po shënojmë. Megjithatë, kam besim se sulmi do të zhbllokohet shumë shpejt dhe do të vazhdojmë të shënojmë rregullisht.

Prisnit një ecuri kaq negative të Partizanit në këto katër javët e para të sezonit?
Afrimet duan pak kohë të ambientohen, por të jem i sinqertë nuk e mendoja një ecuri të tillë. Megjithatë, kam besim shumë te skuadra, pasi lojën po e bëjmë shumë të mirë, por duhen minimizuar gabimet individuale, si në prapavijë, ashtu edhe në sulm, pasi duhet të shënojmë që të fitojmë ndeshje.

Mendoni se këto pikë të lëna në katër javët e para të sezonit mund të ndikojnë në vijimësinë e kampionatit, për objektivat që keni?
Jo, është ende herët. Kampionati është i gjatë, ndeshjet janë të forta. Do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe besimi tek ekipi nuk mungon.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *