Çavi ka gjetur liderin e të ardhmes te Barcelona: Ai është një spektakël









Çavi Hernandez ka gjetur që tani se kush është lojtari i cili do të marrë rolin e liderit dhe do të garantojë të ardhmen e Barcelonës. Me sa duket, ish-kapiteni i katalanasve, sheh te Gavi një lojtar i cili do të jetë një yll i futbollit botëror në të ardhmen, edhe pse është në një moshë shumë të re.

cavi

“Ndeshja e Gavit ishte spektakolare”, tha Çavi pas fitores 3-2 ndaj Elçe. “Më çudit kur shoh atë personalitet në një 17-vjeçar. Duhet t’i heqësh kapelën, është një spektakël. Është emocionuese ta shohësh të luajë. Me të ka një brez fantastik, Niko Gonzalez, Erik Garsia, Abde, Arauho… Ata janë e ardhmja e klubit për të triumfuar”, theksoi tekniku.

Sa i përket ndeshjes, ai theksoi se këto pikë kishin qenë thelbësore për ekipin në një moment kur kërkoheshin sa më shumë pikë për të rifituar pozicione në tabelë. “Në situatën në të cilën gjendemi, këto janë tre pikë të arta. Mendoj se sot kemi parë një Barcelonë të mirë. Kam qenë larg 6 vite dhe ka disa gjëra që më çudisin në aspektin taktik. Po na kushton më shumë se sa duhet. Por sot kemi bërë mirë. lojtarët e kanë kuptuar superioritetin, kanë kërkuar gjithmonë lojtarin e lirë, sulmuan hapësirat në momentin e duhur. Mund të shënonim edhe më shumë. Na mungon eksperienca, por reaguam me personalitet”, theksi tekniku i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.