Çavi takon Laportën, kërkon përforcime në merkato: I di problemet ekonomike që kemi









Çavi Hernandez e di që me kontingjentin aktual te Barcelona, vështirë se do të mund të bëjë diçka për të mbyllur sezonin me suksese apo me trofe. Ndaj trajneri i katalanasve ka kërkuar një takim me presidentin Joan Laporta dhe i ka kërkuar atij ndërhyrjen në merkato.

cavi

Këtë e shpjegoi ai vetë në konferencën e sotme për shtyp, duke pranuar gjithsesi si ishte i ndërgjegjshëm për problemet financiare që po kalon klubi.

“Kemi shumë besim për të ardhmen, ishte një takim shumë i frytshëm. Unë isha i qartë në atë që dëshiroja dhe për atë të cilën kam nevojë. Duhet të gjejmë zgjidhje për të përmirësuar skuadrën. Unë i njoh problemet që kemi, por sipas mundësive që kemi, duhet të përmirësojmë grupin e lojtarëve”, tha Çavi.

Barcelona është e kufizuar në të gjitha lëvizjet që bën në merkato për shkak të problemeve financiare dhe para se të afrojë futbollistë, do t’i duhet që të largojë të tillë në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.