CDC udhëzon gratë që kanë bërë vaksinën anti-covid

13:40 18/03/2021

Mos e bëni këtë gjë deri 4 javë pasi keni bërë vaksinën

Një direktivë e re nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshillon gratë që kanë bërë vaksinën e Covid-19 , se duhet të presin rreth katër deri në gjashtë javë para se të bëjnë mamografinë.

Këshillimi i ri vjen pas raporteve se vaksina mund të shkaktojë enjtje në nyjet limfatike që mund të konsiderohen si simptoma të kancerit te gjirit.

Çështja për herë të parë u trajtua disa javë më parë, pasi CNN publikoi një numër historish që përfshijnë gra që u frikësuan pasi zbuluan gunga në zonat brenda dhe rreth gjinjve, fill pasi bënë vaksinën e Covid-19.

Sipas Dr. Connie Lehman, shefe e imazherisë në Massachusetts General, radiologët në të gjithë vendin vunë re histori të ngjashme të grave që kërkuan të bënin mamografinë pas vaksinimeve për Covid.

“Nëse duhet të bëhet një mamografi dhe kohët e fundit gratë janë vakinuar për Covid-19, duhet pyetur mjeku i familjes se sa kohë duhet të presin për të bërë një mamografi. Kjo enjtje është një shenjë normale që trupi po ndërton mbrojtje kundër Covid-19”, bën me dije CDC.

Mamografia është tepër e rëndësishme, por nuk duhet të planifikohet brenda javëve të para pas një vaksinimi për Covid-19. Sipas CDC enjtja e nyjeve limfatike mund të ndodhë edhe pas vaksinave të tjera, si ajo e gripit.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *