Çdo ditë që kalon shton shifrat: 900 të trupa të pajetë gjenden në rajonin e Kievit

20:47 15/04/2022

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të zbulojnë më shumë trupa përreth kryeqytetit, Kievit, më shumë se një javë pasi rusët u larguan nga zona për t’u përqendruar në Ukrainën lindore.

“Me keqardhje mund të them se kemi gjetur trupat e 900 civilëve të vdekur dhe i kemi transferuar tek ekspertët mjeko-ligjorë”, tha në një konferencë shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebytov.

Nebytov tha se më shumë se 350 trupa u gjetën vetëm në Bucha, aty ku provat e mizorive kanë çuar në akuza për krime lufte kundër, të mohuara me forcë nga Moska.

Pastrimi i rrënojave në Borodyanka dhe Makarov vijon ende dhe me gjasë do të ketë ende trupa të tjerë nën rrënoja, shtoi shefi i policisë.

Ai theksoi se të vrarët ishin civilë dhe nuk kishin asnjë lidhje me formacionet ushtarake.

BBC shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto pretendime në mënyrë të pavarur. Megjithatë, gazetarët e BBC kanë parë trupa me rroba civile në rrugët jashtë Kievit dhe kanë dokumentuar operacionin e madh për mbledhjen dhe identifikimin e të vdekurve në Bucha./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.