“Çdo metër tokë ukrainase është e mbuluar me gjak…”

cdo meter toke ukrainase eshte e mbuluar me gjak
cdo meter toke ukrainase eshte e mbuluar me gjak

12:40 13/06/2022

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat ukrainase po luftojnë për çdo metër të qytetit të Severodonjeckut, aty ku edhe luftimet kanë qenë mjaft të ashpra.

“Por, përkundër gjithçkaje, ne vazhdojmë të mbajmë pozicionet. Çdo metër tokë ukrainase është e mbuluar me gjak, por jo vetëm e jona, por edhe e pushtuesit”, u shpreh ai.

Severodonjecku ka mbetur pikë kritike e luftimeve. Mediat e huaja thonë se rreth 500 njerëz, përfshirë 40 fëmijë, po strehohen në bunkerë në fabrikën kimike Azot. Guvernatori i rajonit ka bërë të ditur se forcat ruse kontrollojnë rreth 70% të qytetit ndërsa luftimet atje vijojnë.

Zelensky nënvizoi se imazhi i një 12-vjeçari të plagosur nga sulmet ruse është ishte tani fytyra e Rusisë në mbarë botën.

“Jo Pjetri i Madh, jo Lev Tolstoi, por fëmijë të plagosur dhe të vrarë në sulmet ruse”, mësohet të ketë thënë Zelenski në një referencë të dukshme ndaj komenteve të presidentit rus Vladimir Putin javën e kaluar, ku krahasoi luftën në Ukrainë me pushtimin e tokave nga perandori rus Pjetri i Madh në shekullin e 18-të.

Ndërkohë, sipas një raporti të ri nga Amnesty International thuhet se Rusia po përdor municione të ndaluara. Forcat ruse kanë vrarë qindra civilë në qytetin verilindor të Kharkiv ku janë përdorur  municione të ndaluara.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts