“Çdo minutë që e shpenzojmë duke folur…”- Gogu në Komisionin e TIMS: Të marrim vendime për secilin dëshmitar, jo miratim në bllok

cdo minute qe e shpenzojme duke folur gogu ne komisionin e tims te marrim vendime per secilin deshmitar jo miratim ne bllok






























Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu propozoi që kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të miratohen veçmas për secilin prej tyre, jo në bllok.

toni gogu

Gogu propozi të votohej kalendari në parim dhe pastaj kërkesat për secilin dëshmitar.

“Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne  e marrim nga koha që iu duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilin dëshmitar”, deklaroi Gogu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts