“Çdo prokuror duhet të kalojë në sitë”- Bardhi tek “Ligjet”: I vetmi prokuror në Shqipëri që iu shmangur vettingut është bashkëshorti i Ermonela Felajt

cdo prokuror duhet te kaloje ne site bardhi tek ligjet i vetmi prokuror ne shqiperi qe iu shmangur vettingut eshte bashkeshorti i ermonela felajt

































Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë raportimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Komisionin e Ligjeve është shprehur se i vetmi prokuror i cili nuk iu është nënshtruar vettingut është Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj.

gazment bardhi

Bardhi u shpreh se prokurori Bledar Valnikaj ushtron profesionin, por është i vetmi që s’ka kaluar në sitë.

Ai theksoi se sipas Kushtetutës çdo prokuror duhet të kalojë procesin e vettingu, ndërsa ngriti “shqetësim që në të njëtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje”.

“Prokurori Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent.

Kushtetuta thotë që çdo prokuror që dëshiron të rrijë në sistem duhet t’i nënshtrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror ne Shqipëri është Bledar  Valnikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtare të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts