CDU humbet thellë zgjedhjet në 2 shtete federale

20:30 15/03/2021

Elektorati, mosbesues ndaj Merkel dhe pasardhësit të saj

Kristian-demokratët gjermanë të Angela Merkelit pësuan humbjet më të rënda në zgjedhjet e së Dielës, në rajonet e Baden Vurtembergut dhe Rainland Pfalcit.Rënia më e madhe në mbështetjen popullore u shënua në këtë të fundit me 4.1%, ndërsa në Baden Vyrtemberg elektorati i tyre u tkurr me 2.9%. Shumicën e kanë konsoliduar të Gjelbrit në Baden Vyrtemberg, ndërsa në Rainland Pfalc, socialdemokratët kanë pësuar tkurrje të papërfillshme të shumicës.

Tendenca e tkurrjes së mbështetjes popullore për kristiandemokratët shfaqet edhe në sondazhet për zgjedhjet e përgjithshme të 26 Shtatorit në Gjermani. Goditjen më të fundit, ata e kanë marrë nga menaxhimi që i bëri pandemisë qeveria e kancelares Angela Merkel. Edhe pse ka ndër shifrat më të moderuara për momentin mes vendeve më të populluara të botës, opinioni publik gjerman është skeptik me qeverinë e saj.

Për më tepër, kristiandemokratët nuk po gjejnë një figurë të përshtatshme për të zëvendësuar Angela Merkelin që pas largimit të saj nga drejtimi i tyre në 2018-ën. Lideri aktual Armin Lashet, edhe pse ka 57 ditë në këtë post nuk rezulton të ketë optimizmin që ngjalli Merkel në elektorat, e këtë nuk e pati as Anegret Kramp Karrenbauer, pararendësja e tij.

Tv Klan










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *