Çekia po bëhet gati për festivalin e filmit

KARLOVY VARY, CZECH REPUBLIC – JULY 02, 2019: The red carpet entrance to the Hotel Thermal 54th Karlovy Vary International Film Festival is shown on July 02, 2019 in Karlovy Vary, Czech Republic.

23:20 11/05/2021

Një nga ngjarjet kryesore kinematografike në Europën qëndrore dhe lindore

Festivali i filmit në qytetin Karlovy Vari të Republikës Çeke pritet të shtrijë tapetin e kuq sërish këtë vit. I nisur qe prej  vitit 1946, në Çekosllovaki, festivali tashme është një nga ngjarjet kryesore kinematografike në Evropën qendrore dhe lindore.

Ai është zhvilluar online vetëm në vitin 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në kohën kur numri i rasteve me Covid-19 është në rënie në Çeki, ndërsa vaksinimi në rritje, organizatorët e festivalit thonë se planifikojnë ta mbajnë atë nga data 20 deri më 28 Gusht. Festivali, tradicionalisht, mbahet në fillim të Korrikut.

Festivali në Karlovi Vari një nga katër festivalet kryesore të filmit në Evropë zakonisht tërheq dhjetëra mijëra vizitorë. Yjet e filmit, si Sharon Stone, Robert Redford dhe Julianne Moore, kanë marrë pjesë në këtë festival, në të kaluarën. Qeveria e Republikës Çeke është duke i lehtësuar masat e izolimit kundër koronavirusit, por hotelet mbeten të mbyllura tani për tani.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *