Çekia regjistron raste të larta të infeksioneve me Covid, ministri i Shëndetësisë: Po kthehet në epideminë e të pavaksinuarve

Rastet me koronavirus në Çeki janë në nivelet më të lartë krahasuar me gjysmë viti më parë.

Autoritetet shëndetësore parashikojnë një rritje të rasteve në javët në vijim, ku paralajmërojnë se mund të raportohen mbi 300 të prekur.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech u shpreh se kjo vjen edhe për shkak të vaksinimit të ulët të qytetarëve, ndërsa apeloi për përshpejtim të procesit.

“Situata po kthehet në epideminë e të pavaksinuarve. Shumica e rasteve që raportohen nuk janë të vaksinuar. Ka edhe prej tyre të cilët duhet të shtrohen në spital përr shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rreth 67% e njerëzve në Republikën Çeke janë plotësisht të vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *