
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke ndarë në rrjetet sociale momente nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës.
Duket se nuk kanë qenë të paktë vizitorët që kanë shkuar për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet spektakli mbi qiellin e “qytetit të gurtë”, ndërsa u uron ndjekësve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al