Çelsi braktis “pistën” Haland, hedh sytë nga ylli i ri i Serisë A








Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, nuk e ka fshehur kurrë admirimin që ka për yllin e Dortmundit, Erling Haland. Por konkurrenca me skuadrat e tjera dhe çmimi i lartë që ka futbollisti, e bën të vështirë kalimin e norvegjezit në Angli.

VLAHOVIC

“Kemi folur me drejtuesit për mundësinë për të marrë Haland, por rrethanat e bëjnë të pamundur këtë operacion”,- u shpreh 48 vjeçari. Kështu që blutë e Londrës kanë hedhur sytë nga Italia  për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, anglezët shikojnë sulmuesin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç si një opsion për të ardhmen.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha dhe Çelsi synon të “djegë” konkurrencën. Kontrata e sulmuesit skadon në qershorin e vitit 2023, dhe ai nuk ka ndërmend të zgjasë marrëveshjen me klubin vjollcë.

Gjatë verës për serbin ishte e interesuar dhe Atletiko Madrid, me spanjollët të cilët ofruan rreth 60 milionë euro, shumë kjo që u refuzua nga Fiorentina. Në sezonin e kaluar Vlahoviç shënoi 21 gola në kampionatin italian, ku mori dhe çmimin si talenti i vitit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *