
Çelsi po kalon një nga momentet më të vështira, ku së fundmi, presidentit të klubit, Roman Abramoviç i janë hequr të gjithë pasuritë që ka në Angli, përfshirë këtu dhe vetë klubin.
Ky vendim u mor nga qeveria britanike, për shkak të lidhjeve që Abramoviç ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.
Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe reagimi i Çelsit, ku në një deklaratë janë shprehur: “Klubi i futbollit Çelsi i është informuar se pronari Roman Abramoviç është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Në bazë të pronësisë së tij 100% të Çelsit dhe subjekteve të lidhura me të, Çelsi normalisht do t’i nënshtrohet të njëjtit regjim sanksionesh si z.Abramoviç. Megjithatë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një licence të përgjithshme që lejon Çelsin të vazhdojë aktivitetet e caktuara”, ishin fjalët e klubit.
Gjithashtu thuhej: “Ne do të luajmë ndeshjet e ekipit tonë për meshkuj e femra sot kundër Noruiç dhe Uest Hem, respektivisht dhe synojmë të përfshihemi në diskutime me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me fushëveprimin e licencës. Kjo do të përfshijë kërkimin e lejes për ndryshimin e licencës në mënyrë që të lejohet Klubi të funksionojë sa më normalisht të jetë e mundur. Klubi do të përditësojë më tej kur të jetë e përshtatshme për ta bërë këtë”, përfundoi klubi në deklaratë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al