Censi 2023/ Bido: Anti-kombëtare të sulmosh të dhënat, sot duhej të kishim njerëz para drejtësisë

censi 2023 bido anti kombetare te sulmosh te dhenat sot duhej te kishim njerez para drejtesise
censi 2023 bido anti kombetare te sulmosh te dhenat sot duhej te kishim njerez para drejtesise

Ardit Bido, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në emisionin “Open” në News24, tha se nuk mund të thuhet se janë larguar 220 mijë nxënës, sikundër pretendohet, pasi kjo nuk është shifra reale. “Duhet të shikojmë sa ka qenë numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në 2011 dhe të shikojmë sa është numri i atyre që pas 12 vitesh mbaruan maturën, duke bërë matjen e të njëjtit brez nxënësish”, tha Bido.

Ai tha se në ligjin ekzsitues nuk ka përcaktime për nxjerrjen e të dhënave pre-eleminare. “Gjithmonë në Census të dhënat pre-eleminare dhe ato përfundimtare nuk përputhen sepse ndryshon metodologjia”, tha Bido.

Në vijim ai tha se 2001 deri në 2011 kemi një rënie me 250 mijë persona, ndërsa nga 2011 deri në 2023 kemi rreth 400 mijë persona të larguar. “Por nuk shohim retorikën sepse janë larguar shqiptarët, por goditen të dënat e Censit. Tani, unë po ju them një gjë që është tërësisht antikombëtare, e dhëna për Bashkinë e Konispolit, ku na është rritur popullsia greke në këtë zonë, duke u shtuar me 2 mijë grekë. Tani ose është manipuluar Censi i 2011, ose janë manipuluar shifrat e 2023-it, sepse nuk mund të ndodhë një dukuri e tillë”, tha Bido.

Ai tha se kjo që po ndodh duke sulmuar të dhënat e Censit është anti-kombëtare dhe duhet të kishim njerëz që duhej të përballeshin me Prokurorinë sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts