Censi i popullsisë, Kisha Katolike apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë fetare!

censi i popullsise kisha katolike apel besimtareve deklaroni perkatesine fetare

Instituti i Statistikave (INSTAT) nis sot regjistrimi i popullsisë dhe banesave, proces i cili do të vijojë për 6 javë në të gjithë vendin ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

Kisha Katolike i është drejtuar sot me një apel qytetarëve duke theksuar se censi është një proces që shihet si i nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën shoqërore dhe ekonomike në të cilën gjendet popullsia e një vendi në momentin aktual.

Po kështu dhe Kisha Ortodokse apelon besimtarët e saj që në këtë proces të rëndësishëm të tregojnë vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit fetar: “i/e krishterë Ortodoks”.

APELI I KISHËS KATOLIKE
“Në bazë të ligjit (Ligji 140/2020, neni 5, pika 1), të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetësorit të hartuar për këtë qëllim nga INSTAT-i. Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull ‘Informacion individual’”, thuhet në deklaratën e Kishës Katolike.

Kisha thekson se “detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit (Ligji 140/2020, neni 4, pika 2) që në lirinë e tij, pyetjeve të atilla t’ju përgjigjet edhe duke zgjedhur opsionin e lartpërmendur. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij (Lk 6, 44) dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare”.

“Megjithatë, pa dashur të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:
A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.
Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik””, shprehet Kisha Katolike në deklaratën zyrtare.

Kisha Katolike Deklarata
Kisha Katolike Deklarata

APELI I KISHËS ORTODOKSE
????????????????????????????
TË GJITHË BESIMTARËVE ORTHODHOKSË TË SHQIPËRISË
Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave.
Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”.
Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts