Çernobil mbetet i rrezikuar, kryetari Slavutich: Nuk mund të dimë se çfarë ka në kokat e rusëve

Kryetari Slavutich është shprehur se Çernobil mbetet i rrezikuar dhe se asnjëherë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë, pasi forcat ruse mund të ndryshojnë qëndrim.

“Nuk mund të dimë se çfarë ka në kokat e rusëve. Rajoni ynë do të jetë gjithmonë në rrezik derisa sistemi në Rusi të ndryshojë. Kërcënimi ekziston gjithmonë”, tha Yuri Fomichev, kryebashkiak i Slavutich, qytetit të Çernobilit ku jetojnë punëtorët e uzinës.

Vetë kryetari u kap nga rusët më 26 mars për disa orë.

Sakaq forcat ruse u tërhoqën nga zona e Slavutich midis 29 marsit dhe 3 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.