Certifikata e gjelbër nis aplikimin në 7 shtete të BE

13:03 02/06/2021

Italia propozon që pjesë e sistemit të jenë edhe vende jo-anëtare

Shtatë vende të Bashkimit Europian kanë nisur përdorimin e “Certifikatës së Gjelbër”, 1 muaj para afatit përfundimtar të përcaktuar nga Komisioni Europian.

Pas përfundimit të provave teknike, kjo certifikatë që mundëson lëvizjen e pakufizuar në kushtet e pandemisë së koronavirusit nis të përdoret në Greqi, Gjermani, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Kroaci e Poloni.

Certifikatat u jepen personave që e kanë përfunduar procesin e vaksinimit, ata që kanë zhvilluar antitrupa nga infektimi me koronavirus ose atyre që kanë rezultuar të painfektuar në testet e zhvilluara gjatë 72 orëve të fundit.

Certifikata e Gjelbër i jep frymëmarrje sektorit të turizmit në veçanti, që luan në rol parësor në ekonomitë e vendeve si Greqia, Italia e Spanja. Për të mundësuar lëvizjen e lirë brenda vendeve europiane, ky dokument që merret përmes aplikacionit në smartfonë apo në formë të printuar, do të jetë vënë në përdorim në të gjitha vendet e unionit brenda 1 Korrikut.

Sakaq, Italia po lobon që pjesë e sistemit të Certifikatës së Gjelbër të jenë edhe vende jo-europiane, siç janë ato të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria, në mënyrë që turistët e vaksinuar nga këto shtete të udhëtojnë lirisht në BE për turizëm.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *