Certifikata e vaksinimit ndaj COVID-19 e detyrueshme në disa shërbime, protesta në Francë

Duke nisur nga 6 gushti, Italia do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh. Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lartë, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Rastet me koronavirus janë sërish në rritje në Itali. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten. Rreth gjysma e italianëve janë tashmë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me koronavirus dhe afro 128,000 viktima.

Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për qasje në vende të caktuara publike, çfarë është shoqëruar me protesta në këtë vend. Numri i të infektuarve është në rritje edhe në vende të tjera në botë, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ky variant do të bëhet dominues brenda muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *